Protesta në Paris kundër vizitës së Presidentit egjiptian Sisi

Turma u mblodh para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare për të protestuar për pritjen me tapetë të kuqe në Pallatin Elysee të Es-Sisit nga Presidentit Emmanuel Macron.

1542508
Protesta në Paris kundër vizitës së Presidentit egjiptian Sisi

Vizita zyrtare e Presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi më 7 dhjetor u protestua në Paris kryeqytetin e Francës.

Turma u mblodh para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare për të protestuar për pritjen me tapetë të kuqe në Pallatin Elysee të Es-Sisit nga Presidentit Emmanuel Macron.

Në këtë protestë, ku morën pjesë përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, parlamentarë të Bashkimit Evropian dhe deputetë francezë të opozitës, manifestuesit protestuan kundër Macron për pritjen e një diktatori si Es-Sisi, i cili erdhi në krye të vendit me grusht shtet, vetëm për të shitur armë.

Përfaqësuesit e organizatave të të drejtave të njeriut që morën pjesë në demonstratë rikujtuan se mijëra njerëz të pafajshëm dhe gazetarë po mbahen në burgjet egjiptiane, ndërsa nga komunitetit ndërkombëtar kërkuan të bëjë presion mbi administratën e Sisit për të liruar të arrestuarit.

Duke kritikuar pritjen me tapet të kuq të Sisit, të cilin e përshkruan si një "diktator të përgjakshëm", demonstruesit akuzuan mediat franceze për heshtjen.

Shoqëria ndërkombëtare dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kritikuan pritjen e një diktatori në Francë si Sisi, i cili bën shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 


Lajme të ngjashme