Dokumentohet vrasja e fëmijëve palestinezë me armë vdekjeprurëse nga ushtarët izraelitë

Dokumentohet që forcat izraelite kanë përdorur armë vdekjeprurëse në ndërhyrjen e tyre ndaj protestave palestineze dhe kanë shkaktuar vdekjen e fëmijëve.

1542299

Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve me qendër në Gjenevë njoftoi se forcat izraelite kanë përdorur një armë të njohur si "Ruger vdekjeprurës" e cila quhet "pushkë e gjatë 22" dhe është dokumentuar se një pjesë e fëmijëve janë vrarë me këtë armë.

Viktima e fundit e kësaj arme ishte 13-vjeçari palestinez, Ali Abu Aliyya, i cili ra dëshmor në Bregun Perëndimor të pushtuar më 4 dhjetor.

Në deklaratë theksohet se pretendimet e Izraelit që kjo armë nuk është "vdekjeprurëse" është e pavërtetë.

Sipas raporteve të organizatave ligjore ndërkombëtare, që nga fillimi i këtij viti, 8 fëmijë palestinezë midis moshës 13 dhe 17 vjeç kanë rënë dëshmorë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Lajme të ngjashme