Afganistani dhe Talibani arrijnë një marrëveshje paraprake për të vazhduar bisedimet e paqes

Qeveria afgane dhe delegacionet talibane arritën një marrëveshje paraprake për të zhvilluar bisedimet e paqes si rezultat i negociatave të zhvilluara në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas “Tolonews”.

1538774
Afganistani dhe Talibani arrijnë një marrëveshje paraprake për të vazhduar bisedimet e paqes

Qeveria afgane dhe delegacionet talibane arritën një marrëveshje paraprake për të zhvilluar bisedimet e paqes si rezultat i negociatave të zhvilluara në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas “Tolonews”.

Zëdhënësi i Presidencës afgane, Siddiq Siddiqui në mesazhin e tij për bisedimet e paqes në «Twitter» tha:

“Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani mirëpret përfundimin e procedurave që do të ndiqen gjatë negociatave. Ky është një hap i avancuar për fillimin e negociatave për diskutimin e çështjeve kryesore, duke përfshirë një armëpushim gjithëpërfshirës, siç është kërkesa me rëndësi kyçe e popullit afgan për vazhdimin e paqes në vend”.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Talibanit, Zabihullah Muxhahid konfirmoi marrëveshjen paraprake duke postuar në «Twitter» deklaratën e Nadirit, pa i hequr asaj as dhe një presje.

Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes paraprake nuk është bërë ndonjë deklaratë.

Bisedimet e paqes midis Talibanit dhe delegacionit afgan, të cilat filluan më 12 shtator në Doha të Katarit me synimin për t'i dhënë fund luftës civile në Afganistan, ishin pezulluar më parë për shkak të mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë, duke vlerësuar vendimin që doli nga këto bisedime, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se ata e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në Doha.

“Ka ende një rrugë të gjatë për t’u bërë. Ka shumë pengesa që duhen kapërcyer, por ky është një hap i parë, i rëndësishëm dhe inkurajues", tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nga ana e tij shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e progresit të arritur midis qeverisë afgane dhe talibanëve, e cila thekson vazhdimin e negociatave.

Pompeo e cilësoi vendimin si një "pikëkthesë".

Administratat e Katarit dhe Pakistanit gjithashtu deklaruan se janë të kënaqura me marrëveshjen paraprake të arritur midis palëve.



Lajme të ngjashme