Ushtria azerbajxhanase ngre flamurin në Laçinin e çliruar nga pushtimi armen

Ushtarët azerbajxhanas, të cilët hynë në qytetin Laçin, të cilin Armenia e kishte pushtuar në vitin 1992, ngritën flamurin në qendër të qytetit pas 28 vitesh.

1537540

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, komandanti i njësisë ushtarake që hyri në qytet, duke iu drejtuar Presidentit Ilham Aliyev para ndërtesës ku ishte varur flamuri në Laçin, tha, "I dashur Komandant, flamuri i Azerbajxhanit po valëvitet në qytetin e Laçinit. Rroftë Azerbajxhani. Rroftë Komandanti i Përgjithshëm. Karabaku është Azerbajxhan."

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 shtator, Armenia pranoi disfatën pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave nga ana e Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje që parashikonte evakuimin e provincave të pushtuara të Agdamit, Laçinit dhe Kelbexherit.

Ushtria armene u tërhoq nga Agdami më 20 nëntor nga Kelbexheri më 25 nëntor dhe mbrëmë u tërhoq nga Laçini.

Lajme të ngjashme