Qeveria irakiane rrit presioni, organizata terroriste PKK do të tërhiqet tërësisht nga Sinxhari
Të gjithë terroristët e PKK-së planifikohet të nxirren në një kohë të shkurtër nga rajoni në fjalë, në kuadër të kornizës së Marrëveshjes së Sinxharit midis Erbilit dhe Bagdadit (më 9 tetor).

Organizata separatiste terroriste PKK do të tërhiqet nga Sinxhari i Mosulit në Irak.
Të gjithë terroristët e PKK-së planifikohet të nxirren në një kohë të shkurtër nga rajoni në fjalë, në kuadër të kornizës së Marrëveshjes së Sinxharit midis Erbilit dhe Bagdadit (më 9 tetor).
Sinxhari i Mosulit në Irak, është nën kontrollin e organizatës separatiste terroriste PKK prej 5 vitesh.
Me "Marrëveshjen e Sinxharit" që do t'i japë fund pranisë së PKK-së në rajon, qeveria irakiane rriti presionin ndaj organizatës terroriste për të evakuuar Sinxharin.
Bëhet e ditur se në dy ditët e fundit PKK evakuoi 7 ndërtesat e përdorura si bazë në Sinxhar.
Shumë zyra zyrtare në qendrën e rrethit, e cila është ende nën kontrollin e organizatës terroriste PKK, pritet të evakuohen më së shumti deri për Vitin e Ri.