Senati Francez miraton njohjen e të ashtuquajturës "Republika e Karabakut Malor"
Vendimi simbolik u miratua me 305 vota "pro" dhe një vote "kundër", ndërsa 30 senatorë abstenuan.

Senati Francez miratoi vendimin që njeh të ashtuquajturën "Republika e Karabakut Malor".
Vendimi simbolik u miratua me 305 vota "pro" dhe një vote "kundër", ndërsa 30 senatorë abstenuan.
“Franca duhet të sigurojë ndihmë humanitare për armenët dhe të kërkojë një hetim ndërkombëtar mbi "krimet e luftës" të kryera në rajonin e Karabakut”, thuhet në vendim.
Në vendim thuhet se trashëgimia fetare dhe kulturore armene duhet të mbrohet dhe kërkohet që të zhvendosurit të ndihmohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Karabak.
Në vendim i bëhet thirrje gjithashtu qeverisë franceze të njohë të ashtuquajturën "Republikën e Karabakut Malor".
Senati Francez miratoi vendimin që njeh të ashtuquajturën "Republika e Karabakut Malor", por marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk përcakton statusin e këtij rajoni.
Ndërkaq sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) Karabaku Malor konsiderohet të jetë territori i Azerbajxhanit.
Franca si një nga vendet bashkëkryesuese të Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) është kritikuar për humbjen e neutralitetit të saj dhe mbështetjen e Armenisë në çështjen e Karabakut.