SHBA - Studim mbi vdekjen e fëmijëve si pasojë e dhunës së policisë, pakicat janë më në rrezik

Të paktën 140 fëmijë janë vrarë nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 2003-2018.

1533417
SHBA - Studim mbi vdekjen e fëmijëve si pasojë e dhunës së policisë, pakicat janë më në rrezik

Të paktën 140 fëmijë janë vrarë nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 2003-2018.

Sipas lajmit të “Daily Mail”, të dhënat e studimit të kryer nga Spitali pediatrik Mbarëkombëtar i Fëmijëve “Nationwide Children's”, u botuan në revistën "Pediatrics".

Studimi zbuloi se 140 fëmijë ndërmjet moshës 12-17 vjeç kanë vdekur si pasojë e ndërhyrjes së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 2003-2018 dhe në 113 prej vdekjeve kanë luajtur rol armët.

Vërehet se shumica e fëmijëve që kanë vdekur si pasojë e ndërhyrjes së policisë ishin nga komunitetet e pakicës dhe 93% e tyre ishin meshkuj.  Gjasat e vdekjes së fëmijëve afro-amerikanë nga ndërhyrja e policisë ishte 6 herë më e lartë në krahasim me fëmijët e bardhë dhe 3 herë më lartë nga fëmijët ameriko-latinë.

Studimi tregon se në Amerikë çdo vit vriten me armë 1.300 fëmijë, shumica meshkuj. Gjithashtu studimi vë në dukje se shkaku më i madh janë të shtënat me armë nga vëllezërit ose të afërmit gjatë lojës (aksidentalisht).

Liderja e ekipit të studimit, Dr Monika Goyal, në artikull shprehet me fjalët: “Vdekja e fëmijëve në çdo mënyrë është shkatërruese, por vdekja si pasojë e dhunës policore çon në mosbesim ndaj sistemit. Modeli i mprehtë i diferencës racore dhe etnike e përkeqëson këtë tragjedi. Është e rëndësishme që të hetohen, përcaktohen dhe korrigjohen këto politika".



Lajme të ngjashme