Libi – Në Terhune zbulohet një varr tjetër masiv
Në qytetin Tarhune, që ushtria libiane çliroi në muajin qershor nga milicët e Halife Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, u gjet edhe një varr tjetër masiv.

Në qytetin Tarhune, që ushtria libiane çliroi në muajin qershor nga milicët e Halife Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, u gjet edhe një varr tjetër masiv.
Drejtori i Agjencisë së Kërkimit dhe Zbulimit të Zhdukjeve në Libi, Lutfi Tevfik bëri të ditur se në varrin e ri të zbuluar në Terhune deri më tani janë gjetur 2 kufoma dhe duke njoftuar se vazhdojnë ende punimet e kërkimit, bëri të ditur se ky numër mund të rritet.
Ushtria e Libisë, në kuadër të operacionit “Furtuna e Paqes”, të filluar në 25 mars, në fillim në 3 qershor mori gjithë kontrollin administrativ të kryeqytetit Tripoli kurse në 5 qershor u mor kontrolli i qytetit Turhune.
Pas çlirimit të Terhunes, të cilën milicët e Haftarıt e përdorën si një qendër operacioni dhe furnizimi gjatë sulmeve të tyre për 14 muaj kundër Tripolit, autoritetet libiane njoftuan se kishin gjetur shumë varre masive në qytet dhe rrethinat e tij.
Lajme të ngjashme

Kenia do të blejë 118 transportues të blinduar “Hizir” nga Turqia
Ushtria e Kenias njoftoi të hënën se do të blejë 118 transportues të blinduar nga Turqia.
