Izraeli kundër kthimit në Marrëveshjen Bërthamore me Iranin (P5+1)

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri thirrje për të mos u kthyer në marrëveshjen bërthamore që është firmosur në vitin 2015 mes grupit P5+1 (ShBA, Angli, Francë, Kinë, Rusi dhe Gjermania) dhe Iranit.

1532556
Izraeli kundër kthimit në Marrëveshjen Bërthamore me Iranin (P5+1)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalën që mbajti në ceremoninë përkujtimore të kryeministrit të parë të Izraelit, Ben Gurion, i ka dërguar një mesazh por pa shqiptuar emër presidentit të ri të SHBA sipas rezultateve jozyrtare Joe Biden në lidhje me marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin në 2015.

“Nuk mund të ketë kthim prapa në Marrëveshjen e mëparshme Bërthamore [të bërë me Iranin]. Ne duhet t'i qëndrojmë besnikë politikës intransigjente në mënyrë që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore", u shpreh Netanyahu.

Netanyahu ka deklaruar se shumë vende arabe e përmbysën përqasjen e tyre ndaj Izraelit për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj zotërimit të armëve bërthamore nga Irani dhe marrëveshjes bërthamore.

Gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama, vendet e grupit P5+1 [pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania] kishin firmosur një marrëveshje bërthamore me Iranin. Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në maj 2018. Thuhet se presidenti i zgjedhur Joe Biden ndoshta mund të rikthehet në marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015 me Iranin.

 


Lajme të ngjashme