Gjermani – Nëna e vajzës së rrëmbyer nga PKK-ja nisi fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve

Maide T., vajza e së cilës u rrëmbye në Gjermani nga organizata separatiste terroriste PKK, ka nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve për t'u ribashkuar me fëmijën e saj.

1532602
Gjermani – Nëna e vajzës së rrëmbyer nga PKK-ja nisi fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve

Maide T., vajza e së cilës u rrëmbye në Gjermani nga organizata separatiste terroriste PKK, ka nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve për t'u ribashkuar me fëmijën e saj.

Në fushatën për grumbullimin e nënshkrimeve të filluar nëpërmjet platformës “change.org” me titull “Shpëtoni vajzën time nga PKK. Parandaloni që ajo të bëhet terroriste”, Maide T. kërkon mbështetje.

Në njoftimin e bërë për fushatën e saj të nënshkrimeve, nëna e pikëlluar përshkroi procesin e rrëmbimit të vajzës nga organizata terroriste.

Ajo vuri në dukje se megjithëse vepron para Zyrës së Kryeministrit çdo javë, autoritetet gjermane janë indiferente ndaj kësaj çështjeje.

“A nuk është e ndaluar organizata terroriste PKK në Gjermani? Edhe pse është e ndaluar më duket se ajo ka një mbrojtje të veçantë dhe lejohet të kryejë aktivitetet e saj”, bëri të ditur nëna e pikëlluar.

Maide T. vuri në dukje se anëtarët e grupit terrorist PKK mund të hyjnë dhe të largohen lehtësisht nga Gjermania.

“Ata janë të rrezikshëm për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Kur isha duke kërkuar vajzën time, unë zbulova vetë se sa të rrezikshëm janë këta njerëz”, deklaroi Maide T.

Ajo tha se ka mësuar se vajza e saj ndodhet në një kamp të PKK-së në Belgjikë, ndërsa shtoi se “Kërkon që qeveria Federale Gjermane të marrë masa kundër PKK-së dhe organizatave të tjera terroriste”.

Maide T. tha se ajo do të marrë iniciativa përpara Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi fushata e nënshkrimeve arrin një numër të caktuar.

Nëna e pikëlluar, e cila nuk ka informata nga vajza e saj që u largua nga shtëpia më 12 nëntor 2019 “për të shkuar në shkollë" në Gjermani, edhe më parë kishte kërkuar ndihmë për shpëtimin e vajzës së saj duke ndërmarrë veprime para një shoqate të njohur për afërsinë me organizatën terroriste PKK, përpara Parlamentit Federal dhe Zyrës së KryeministritPortën e Brandenburgut në qendër të qytetit.

Maide T. po ndërmerr veprime kundër organizatës terroriste PKK që nga shkurti i këtij viti.

 


Lajme të ngjashme