SHBA - Pas Dhomës së Përfaqësuesve edhe Senati refuzon shitjen e armëve Emirateve të Bashkuara Arabe

Pas Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një koalicion i rëndësishëm kundër shitjes së avionëve luftarakë të gjeneratës së 5-t F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u formua edhe në Senat.

1531415
SHBA - Pas Dhomës së Përfaqësuesve edhe Senati refuzon shitjen e armëve Emirateve të Bashkuara Arabe

Pas Dhomës së PërfaqësuesveShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një koalicion i rëndësishëm kundër shitjes së avionëve luftarakë të gjeneratës së 5-t F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u formua edhe në Senat.

Senatori i New Jersey nga radhët e demokratëve Bob Menendez, senatori i Kentucky republikani Rand Paul dhe senatori i Connecticut nga radhët e demokratëve, Chris Murphy, paraqitën 4 Projektligje Refuzimi kundër aprovimit të Departamentit të Shtetit të shitjes së 4 paketave me armë në Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë mbi 23 miliardë dollarë, i cili përfshin edhe avionët F- 35.

Senatorët refuzuan miratimet e shitjeve të lëshuara nga Departamenti i Shtetit duke përmendur Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve të miratuar në 1976, për dy paketa që përfshijnë avionët luftarakë F-35A dhe dronët e armatosur MQ-9B Reaper, dhe dy të tjerët për raketa të avancuara ajër-ajër dhe ajër-tokë si dhe për municionet dhe pajisjet që lidhen me këto sisteme.

Në njërën nga projektligjet gjithashtu u refuzua shitja e municionit në vlerë 490 milionë dollarë, i cili iu komunikua Kongresit në 2018.

Akti i Kontrollit të Eksportit të Armëve, i miratuar në 1976, u jep anëtarëve të Kongresit të drejtën të refuzojnë shitjet e propozuara të armëve.



Lajme të ngjashme