Armeni – Japin dorëheqjen 3 ministra

Tre zyrtarët e fundit që kanë dhënë dorëheqjen si pasojë e disfatës së madhe përballë Azerbajxhanit në rajonin e Karabakut Malor janë ministri i Mbrojtjes, i Emergjencave dhe i Punës së Armenisë.

1531495
Armeni – Japin dorëheqjen 3 ministra

Jehona e disfatës së Armenisë në Karabakun Malor vazhdon të jetë ende e ashpër në opinionin e brendshëm armen.

Erevani zyrtar po tronditet nga dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Sipas dekretit të firmosur nga Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisyan është shkarkuar nga detyra ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan dhe në vend të tij është emëruar Vagarshak Harutyunyan.

Me dekret është shkarkuar nga detyra edhe ministri i Emergjencave, Feliks Tsolakyan dhe ministrja e Punës, Zaruyi Batoyan.

Pas pranimit të humbjes përballë Azerbajxhanit në Karabakun Malor, të pushtuar nga Armenia, nga Kryeministri Nikol Pashinyan në Armeni nisi një valë protestash dhe partitë e opozitës i bënë thirrje Pashinyanit për dorëheqje.



Lajme të ngjashme