Ushtria armene filloi tërheqjen nga rrethi Kalbajar i Karabakut

Armenia largohetnga rrethi Kalbajar i Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Rusinë për t'i dhënë fund konfliktit 44 ditor në rajonin e Karabakut Malor.

1526505
Ushtria armene filloi tërheqjen nga rrethi Kalbajar i Karabakut

Ushtria e Armenisë largohet nga rrethi Kalbajar i Azerbajxhanit.

Armenia u largua nga rrethi Kalbajar i Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Rusinë për t'i dhënë fund konfliktit 44 ditor në rajonin e Karabakut Malor.

Sipas nenit 6 të marrëveshjes, Armenisë iu dha kohë deri më 15 nëntor për tërheqje nga Kalbajar, ndërsa deri më 1 dhjetor për t'u tërhequr nga Lachin.

Nga ana tjetër, 28 vjet më vonë u këndua ezani në qytetin simbol të Shushas të Karabakut, të cilin Ushtria Azerbajxhanase e çliroi nga pushtimi.

Në pamjet e postuara në mediat sociale, një ushtar azerbajxhanas këndon ezanin ndërsa ngjitet në minaren e xhamisë historike të Govher Agait të Epërme në Shusha.

Përveç se është një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha, e cila ka një rëndësi strategjike për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike në rajon dhe ndodhjes në rrugën për në Khankendi, që është qyteti më i madh në Karabak, ajo u pushtua nga forcat armene më 8 maj 1992.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi çlirimin e Shusha më 8 nëntor.

 


Lajme të ngjashme