Ushtria e Azerbajxhanit avancon në drejtim të Agdere, Agdam, Khojavend dhe Gubadli

Ushtria e Azerbajxhanit i shkaktoi humbje të mëdha Ushtrisë Armene, e cila gjatë natës hapi zjarr ndaj ushtarëve azerbajxhanas dhe vendbanimet civile në pika të ndryshme të frontit.

1524237

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se luftimet vazhduan kryesisht në drejtim të Agdere, Agdam, Khojavend dhe Gubadli.

Forcat armene, të cilat kanë pësuar goditje serioze në 24 orët e fundit, humbën personelin dhe pajisjet ushtarake në disa pjesë të vijës së frontit dhe u detyruan të tërhiqen, ndërsa bëhet e ditur se Ushtria Azerbajxhanase shkatërroi 1 tank T-72, 1 obus D-30, 1 njësi të mortajave dhe një kamion të mbushur me municion.

Në deklaratë theksohet se operacionet vazhduan përgjatë gjithë vijës së frontit, ndërsa u tha se situata është nën kontrollin e Ushtrisë Azerbajxhanase.

Lajme të ngjashme