Komandanti i Brigadës Peshmerge të Irakut thotë se PKK-ja nuk mund të luftojë kundër Ushtrisë Turke

Nexhat Ali, komandanti i Brigadës Peshmerge të Irakut, tha se organizata separatiste terroriste PKK pësoi humbje të madhe kundër ushtrisë turke dhe nuk ka fuqi për të luftuar kundër saj.

1524565

Në prononcimin e tij për televizionin “Rudaw” me seli në Erbil, Ali tha se PKK-ja pësoi humbje të mëdha kundër Forcave të Armatosura Turke.

Duke vlerësuar aktet e fundit terroriste të PKK-së në rajonin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Ali tha: “Duhet të ketë një kufi për abuzimet dhe shkeljet e PKK-së. Ne kemi fuqinë për t’i kontrolluar këto zona”.

Ali iu referua marrëveshjes së Sinxharit të nënshkruar mes administratës së Erbilit dhe Bagdadit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 9 tetor, ndërsa shtoi që PKK-ja duhet të tërhiqet nga rajoni.

Duke vënë në dukje se PKK-ja pësoi humbje të mëdha kundër ushtrisë turke, Komandanti i Brigadës Peshmerge tha: “E them qartë, PKK-ja nuk është e mjaftueshme për të luftuar Peshmerget".

Lajme të ngjashme