Luftimet Armeni-Azerbajxhan vazhdojnë kryesisht në Agdere, Agdam dhe Hocavend

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar natën e kaluar hapën zjarr mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase.

1523427
Luftimet Armeni-Azerbajxhan vazhdojnë kryesisht në Agdere, Agdam dhe Hocavend
Azerbaycan.png
azerbaycan ordusu misli cevap video kapak.png

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar natën e kaluar hapën zjarr mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të frontit në Agdere, Agdam dhe Hocavend.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat armene janë detyruar të tërhiqen nga disa zona të frontit duke pësuar humbje në personel dhe pajisje ushtarake.

Si rezultat i zjarrit të artilerisë në pozicionet e Regjimentit të 5-të Malor të ushtrisë armene në drejtim të Agderesë janë asgjësuar disa automjete dhe predha mortaje.

Në deklaratë ku bëhet e ditur se në mesin e personelit të Batalionit I të Regjimentit të 6-të Malor kishte viktima të forcave armene nënvizohet se janë nxjerrë jashtë përdorimit 3 bateri të obusëve D-30 të Divizionit të Artilerisë.

Theksohet gjithashtu se fronti kontrollohet nga ushtria azerbajxhanase.

 


Lajme të ngjashme