Avionët rusë bombarduan kampin e opozitarëve (SNA) në Idlib

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e opozitës siriane janë goditur nga ajri forcat e grupit Feylak’us Damask, pjesë e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të vendosura në fshatin Duvayle, në perëndim të Idlibit sirian.

1516133
Avionët rusë bombarduan kampin e opozitarëve (SNA) në Idlib

Raportohet se një numër i madh ushtarësh janë vrarë në një sulm të avionëve luftarakë rusë ndaj një kampi stërvitjeje të opozitës së moderuar në Idlib të Sirisë.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e opozitës së armatosur siriane, forcat e Feylak’us Damask, pjesë e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të vendosura në fshatin Duvayle, në perëndim të Idlib, u goditën nga ajri.

Në sulmin e kryer në kampin e stërvitjes së SNA-së kanë humbur jetën shumë ushtarë.  

Burimi konfirmoi se sulmi ajror ishte kryer nga aeroplanët luftarakë rusë.

Në takimin e Astanës, mbajtur [në Kazakistan] më 4-5 maj 2017 mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, u krijuan në Siri 4 zona çtensionimi; 1) Idlibi dhe provincat përreth (Latakia, Hama dhe Halep), 2) veriu i provincës së Humusit, 3) lagjja e Gutës Lindore në kryeqytetin e vendit Damask si dhe 4) disa zona në jug të vendit (provincat Dera dhe Kuneytra).

Vetëm se regjimi dhe terroristët e mbështetur nga Irani kanë marrë kontrollin e 3 nga këto 4 zona me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe i janë drejtuar Idlibit. Në shtator të vitit 2018 Turqia firmosi me Rusinë një protokoll shtesë për përforcimin e armëpushimit.

Forcat ruse dhe të regjimit në maj 2019 nisën operacionet ushtarake për ta marrë të gjithë zonën dhe morën një numër të madh vendbanimesh që ndodhen brenda Zonës së Çtensionimit të Idlibit.

Së fundmi Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje të re në 5 mars të këtij viti në Moskë.

Në përgjithësi armëpushimi respektohet pavarësisht shkeljeve të herëpashershme nga forcat e regjimit. Gjatë periudhës 2017-2020 rreth 2 milionë civilë janë detyruar të mërgojnë në zonat afër kufirit turko-sirian për shkak të sulmeve të Rusisë dhe forcave të regjimit.

 


Lajme të ngjashme