Qeveria e Jemenit dënoi sulmin ndaj personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke

Ministria e Punëve të Jashtme të Jemenit ka lëshuar një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin ndaj personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

1513061
Qeveria e Jemenit dënoi sulmin ndaj personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke

Qeveria e Jemenit dënoi sulmin në Aden në të cilin u plagos një personel i Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare e Jemenit, SABA Ministria e Punëve të Jashtme të Jemenit ka lëshuar një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin ndaj personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Bëhet e ditur se qeveria dënoi sulmin e armatosur që shkaktoi plagosjen e një personeli të Delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Aden, ndërsa thuhet se autoritetet ndjekin rastin dhe kanë filluar një hetim për arrestimin e autorëve për t’i nxjerr para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënime parandaluese në përputhje me ligjin.

Në deklaratë, u shpreh gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme të Jemenit i uroi shërim të shpejtë personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke i cili u trajtua në një spital në Aden.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kinik njoftoi dje në llogarinë e tij në rrjetet sociale se një anëtar i stafit të Delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe në Jemen u plagos si rezultat i një sulmi të armatosur.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke siguron ushqim dhe veshje për ata që kanë nevojë dhe ilaçe dhe pajisje mjekësore për spitalet në rajone të ndryshme të Jemenit.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, përplasjet po ndodhin midis Huthive dhe forcave qeveritare.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 80 për qind e popullsisë në Jemen, i cili po kalon një nga krizat më të mëdha humanitare, ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.



Lajme të ngjashme