Ersin Tatar fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RTQV

Sipas rezultateve jozyrtare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV), Ersin Tatar, Kryeministri dhe kandidati i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), u zgjodh president me 51,74 % të votave.

1511635
Ersin Tatar fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RTQV
SUPER_Ersin_Tatar.jpg

Sipas rezultateve jozyrtare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV), Ersin Tatar, Kryeministri dhe kandidati i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), u zgjodh president me 51,74 për qind të votave.

Këshilli i Lartë i Zgjedhor (YSK) njoftoi se Tatar fitoi garën zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Duke deklaruar se Ersin Tatar mori 51,74 për qind të votave, Këshilli i Lartë i Zgjedhor raportoi se Presidenti aktual dhe kandidati i pavarur Mustafa Akinci mori 48,26 për qind të votave.

Turqit qipriotë dolën në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre për herë të 10 që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1974.
Ersin Tatar hyri në politikë në vitin 2003 dhe mori postin e Kryeministrit në qeverinë e koalicionit të Partisë Popullore UBP-HP (HP), e cila u krijua në maj të vitit të kaluar.

 


Lajme të ngjashme