Turqit qipriotë sot votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Populli në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) sot voton për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

1511183
Turqit qipriotë sot votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Populli në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) sot voton për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Turqit qipriotë nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm dolën në kutitë e votimeve për të përcaktuar presidentin e ri, i cili do të shërbejë për 5 vitet e ardhshme.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve garojnë, Kryeministri aktual dhe kandidati për President i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP) Ersin Tatar dhe Presidenti aktual dhe kandidati i pavarur Mustafa Akinci.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 11 tetor, Tatar kryesonte me 32,34 për qind të votave, ndërsa pasohej nga Akinci me 29,80 për qind.

Sot mbahet raundi i dytë, pasi asnjë nga 11 kandidatët që garuan në raundin e parë nuk mori më shumë se 50 për qind të votave.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 18:00 me kohën lokale dhe 199 mijë e 29 votues të regjistruar do të mund të votojnë në 738 qendra votimi.

Numërimi do të fillojë pasi të ketë përfunduar procesi i votimit dhe të mbyllen kutitë e votimit.

Këshilli i Lartë Zgjedhor pritet të shpallë rezultatet e zgjedhjeve deri në orën 20:00 me kohën lokale këtë mbrëmje.

 


Lajme të ngjashme