Palestinë – Fatah miraton marrëveshjet e bëra me Hamasin në Stamboll
Komiteti Qendror i Lëvizjes së Çlirimit Kombëtar të Palestinës (Fatah) miratoi me unanim marrëveshjen e bërë afërsisht një javë më parë me Hamasin në Stamboll.

Komiteti Qendror i Lëvizjes së Çlirimit Kombëtar të Palestinës (Fatah) miratoi me unanimitet marrëveshjen e bërë afërsisht një javë më parë me Hamasin në Stamboll.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Palestinës, WAFA, Komiteti Qendror i Fatah u mblodh në Ramallah nën kryesinë e Kryetarit të Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas.
Në deklaratën e publikuar pas mbledhjes theksohet se anëtarëve të Komitetit Qendror, Cibril er-Rucub, Ruhi Fettuh dhe Azzam el-Ahmed u janë dhënë informacione në lidhje me bisedimet me Hamasin në Stamboll.
Gjithashtu bëhet e ditur se marrëveshjet e bëra me Hamasin në Stamboll janë miratuar me unanim votash.
Në deklaratë njoftohet se partneriteti kombëtar është një zgjidhje strategjike e pakthyeshme dhe theksohet se është e domosdoshme që të gjithë komponentët e sistemit politik në Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OÇP) të zhvillojnë këtë partneritet.
Komiteti Qendror, gjatë mbledhjes, i dha autorizim Rucub, Fettuh dhe Ahmed që duke nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur projektligjet në lidhje me zgjedhjet, të krijojnë procesin e zgjedhjeve.
Javën e kaluar në Stamboll ishin zhvilluar bisedimet ndërmjet delegacioneve të Lëvizjes Fatah dhe Hamas dhe në mbledhje ishte renë dakord për rezistencën popullore dhe krijimin e lidershipit të unitetit kombëtar si dhe u shqyrtuan çështjet si zgjedhjet në vend dhe arritja e një marrëveshjeje të përbashkët me përfshirjen e grupeve palestineze dhe organizatat joqeveritare.
Kryetari i Byrosë së Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit, Husam Bedran kishte bërë të ditur se me lëvizjen Fatah kishin arritur në marrëveshje për pika të rëndësishme.