Rusia propozon takim Azerbajxhan-Armeni në Moskë

Sipas një deklarate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka realizuar nga një bisedë telefonike me homologët e tij azerbajxhanas dhe armen për situatën në Karabakun Malor.

1500894
Rusia propozon takim Azerbajxhan-Armeni në Moskë

Në bisedat telefonike mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Armenisë Zohrab Mnatsakanyan është diskutuar situata në Karabakun Malor dhe pala ruse ka shprehur shqetësimet e saj në lidhje me luftimet që vazhdojnë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjithashtu në këtë bisedë telefonike është bërë thirrje për armëpushim, uljen e tensionit dhe shmangien e retorikave “provokuese” dhe “të luftës” si dhe është theksuar nevoja e rifillimit të procesit negociues mes palëve.

Rusia do ta vazhdojë angazhimin e saj për të qenë ndërmjetësuese në zgjidhjen e çështjes së Karabakut Malor, është thënë ndër të tjera në këtë bisedë telefonike dhe është propozuar Moska si adresë për të krijuar kontaktet e nevojshme, përfshirë edhe një takim mes ministrave të Jashtëm të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë.

 


Lajme të ngjashme