Koronavirusi në botë (30 shtator) – Mbi 1 milion të vdekur dhe gati 34 milionë të infektuar

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 1 milion e 14 mijë e 196 të vdekur dhe gati 34 milionë të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që më shumë se 25 milionë e 213 mijë e 45 pacientë janë shëruar.

1500388
Koronavirusi në botë (30 shtator) – Mbi 1 milion të vdekur dhe gati 34 milionë të infektuar
İspanya koronavirüs Süper.jpg
DÜNYADA KORONA (4).jpg
DÜNYADA KORONA (10).jpg
DÜNYADA KORONA (7).jpg
DÜNYADA KORONA (8).jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër globale e pandemisë së koronavirusit, janë regjistruar mbi 210 mijë e 844 të vdekur dhe 7 milion e 408 mijë e 716 raste të konfirmuara. “Walt Disney”, një prej kompanive më të mëdha të industrisë së argëtimit në SHBA, njoftoi se do të heqë nga puna 28 mijë personat që punojnë në parqet tematike të saj, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil, vendi i dytë në botë për vdekjet nga ky virus, njoftoi se ka arritur në 4 milionë e 780 mijë e 317 numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend, 32 mijë e 58 më shumë se një ditë më parë; ndërsa bilanci total i viktimave ka shkuar në 143 mijë e 10, me 863 vdekje gjatë ditës së fundit.

Meksika raportoi se numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur me 560 në 24 orët e fundit duke shkuar në 77 mijëj e 163, kurse ai i të infektuarve është shtuar me 4 mijëj e 446 dhe ka arritur në 738 mijë e 163.

Në disa vende të tjera të Amerikës Latine, numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 është: Peru 32 mijë e 396, Kolumbi 25 mijë e 828, Argjentinë 16 mijë e 519, Kili 12 mijë e 725 dhe Ekuador 11 mijë e 312.

Kurse Mbretëria e Bashkuar, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, njoftoi se humbjet e shkaktuara nga koronavirusi i ri kanë arritur në 42 mijë e 72, ndërsa infektimet në 446 mijë e 156.

Gjermania ka regjistruar deri më sot 9 mijë e 559 të vdekur dhe 291 mijë e 191 raste të konfirmuara. Kancelarja Angela Merkel tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e numrit të rasteve të reja dhe paralajmëroi kundër mundësisë së humbjes së arritjeve të shënuara deri më sot në luftën me pandeminë.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Francë ka shkuar në 31 mijë e 893 dhe ai i të infektuarve në 550 mijë e 690.

Italia, ku për shkak të llojit të ri të virusit korona kanë humbur jetën 35 mijë e 875, numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 313 mijë e 11.

COVID-19 u ka marrë jetën 203 njerëzve në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 31 mijë e 614. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ditën e fundit janë diagnostikuar 9 mijë e 906 raste të reja, gjë që e çon totalin e të infektuarve në 758 mijë e 172. Autoritetet e vendit arritën një marrëveshje paraprake për të shtirë në të gjithë territorin e shtetit masat shtesë që aplikohen prej tashmë 2 javësh në kryeqytetin Madrid të vendit, ku është regjistruar edhe niveli më i lartë i rasteve.

Autoritetet shëndetësore në Portugali raportuan se 8 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve nga koronavirusi gjatë ditës së fundit dhe se 825 të tjerë janë infektuar. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 1 mijë e 971 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 75 mijë e 542.

Kroaci janë regjistruar 16 mijë e 593 raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 280 kanë rezultuar me vdekje dhe 15 mijë e 57 janë shëruar.

Kurse në Shqipëri janë regjistruar në total 13 mijë e 649 të infektuar, prej tyre 387 kanë humbur jetën dhe 7 mijë e 847 janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje për shkak të koronavirusit, ndërkohë që deri tani janë konfirmuar gjithsej 15 mijë e 620 të infektuar, 625 prej të cilëve kanë vdekur dhe 13 mijë e 554 janë shëruar.

Mali i Zi ka raportuar gjithsej 10 mijë e 575 që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në mesin e këtyre rasteve, 164 pacientë kanë humbur jetën dhe 7 mijë e 2 janë shëruar.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 17 mijë e 977 të infektuar, 739 vdekje dhe 14 mijë e 959 të shëruar.

Serbia ka aktualisht 33 mijë e 551 të infektuar dhe 749 viktima nga lloji i ri i virusit korona, kurse Greqia 18 mijë e 123 raste dhe 388 të vdekur.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1 milion e 176 mijë e 286, ai i viktimave në 120 mijë e 722 dhe i pacientëve të shëruar në 958 mijë e 257. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksionit të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 mijë e 481 raste dhe 177 vdekje të reja.

Me vdekjen e 4 pacientëve të tjerë për shkak të COVID-19 në Australi, humbjet e jetëve në këtë shtet arritën në 886. Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, 15 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin total të infektimeve në 27 mijë e 78.

Zelanda e Re ka raportuar deri më sot gjithsej 25 të vdekur si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 dhe 1 mijë e 836 të infektuar.

Afrikë është rritur në 1 milion e 480 mijë e 934 numri i të infektuarve nga koronavirusi i ri dhe 7 mijë e 509 janë raste të reja. Anembanë kontinentit në 24 orët e fundit janë shënuar 207 vdekje nga virusi në fjalë, 35 mijë e 729 në total. Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut: 16 mijë e 667. Ajo pasohet nga Egjipti me 5 mijë e 914 dhe Algjeria me 2 mijë e 152 vdekje. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 672 mijë e 572 raste, Maroku me 121 mijë e 183 dhe Egjipti me 103 mijë e 79 raste. Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv, kurse në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më sot. Ndërkohë, numri i pacientëve të shëruar në Afrikë ka arritur në gjithsej 1 milion e 225 mijë e 806.

Kinë, vendi ku lloji i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në fund të 2019-s dhe që andej u përhap vrullshëm në tërë botën, janë regjistruar deri më sot 85 mijë e 403 të infektuar dhe 4 mijë e 634 viktima.

India njoftoi se numri i të infektuarve me virusin e ri korona është rritur në 6 milionë e 245 mijë e 404, ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 97 mijë e 761. Deri më tani, numri i indianëve që janë shëruar nga kjo sëmundje ka arritur në 5 milionë e 206 mijë e 44.

Me 183 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 26 mijë e 169. Ministria e Shëndetësisë tha se në vend janë shënuar 3 mijë e 582 raste të reja, 457 mijë e 219 në total. Kurse numri i pacientëve të shëruar deri më tani ka arritur në 380 mijë e 956.

 


Lajme të ngjashme