Armenia dërgon sistemet raketore S-300 në zonat e okupuara

Raportohet se Armenia ka mobilizuar sistemet e saj raketore S-300 nga Erevani drejt zonave ku ushtria azerbajxhanase po zhvillon operacione.

1499565
Armenia dërgon sistemet raketore S-300 në zonat e okupuara

Raportohet se Armenia ka mobilizuar sistemet e saj raketore S-300 nga Erevani drejt zonave ku ushtria azerbajxhanase po zhvillon operacione.

Koloneli Vagif Dergahli, Shefi i Shërbimit për Shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, tha: “Ne morëm informacione se sistemet raketore S-300, të cilat mbrojnë hapësirën ajrore të Erevanit, po lëvizin drejt zonave tona të okupuara. Sistemet raketore do të shkatërrohen nga ushtria azerbajxhanase sapo të hyjnë në territoret tona të okupuara”.

Duke deklaruar se sistemet raketore S-300 do të pësojnë të njëjtin fat si pajisjet e tjera ushtarake të shkatërruara nga ushtria azerbajxhanase, Dergahli theksoi se përplasjet e fundit kanë demonstruar edhe një herë se pretendimet se ushtria armene është e pathyeshme janë legjenda.

Në vlerësimin e bërë pretendimeve të palës armene se Azerbajxhani përdori avionë F-16 në konflikte, Dergahli tha: “Raportimet e palës armene për rrëzimin e F-16, që dyshohet se i përkisnin Forcave Ajrore të Azerbajxhanit, janë gënjeshtra dhe provokime. Ne bëjmë të ditur se në arsenalin e Forcave tona Ajrore nuk ka avionë luftarakë F-16. Prandaj, ne i kujtojmë palës armene se nuk është e mundur të shkatërrohet diçka që nuk ekziston”.

 


Lajme të ngjashme