Karabaku Malor – Donald Trump: Ne kemi marrëdhënie shumë të mira në atë rajon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u prononcua të dielën mbi konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

1498560
Karabaku Malor – Donald Trump: Ne kemi marrëdhënie shumë të mira në atë rajon

I pyetur mbi tensionin Armeni-Azerbajxhan në rritje, lideri amerikan tha se ishte në dijeni të zhvillimeve.

Pasi bëri me dije se SHBA-ja po e monitoron situatën me kujdes, Trump vijoi me këto fjalë: “Ne kemi marrëdhënie shumë të mira në atë rajon dhe do të shohim nëse mund t'i ndalim (përleshjet).”

Përleshjet filluan mëngjesin e së dielës pasi forcat armene hapën zjarr kundër vendbanimeve civile azerbajxhanase në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Ushtria azerbajxhanase nisi një kundërsulm të fuqishëm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi.



Lajme të ngjashme