Sulmi terrorist në Siri merr jetët e 6 civilëve, njëri fëmijë

Në sulmin terrorist të kryer me një autobombë në rrethin Rasulayn në veri të Sirisë, janë vrarë 6 civilë, njëri prej tyre fëmijë dhe u plagosën 3 të tjerë.

1497884
Sulmi terrorist në Siri merr jetët e 6 civilëve, njëri fëmijë

sulmin terrorist të kryer me një autobombë në rrethin Rasulayn në veri të Sirisë, janë vrarë 6 civilë, njëri prej tyre fëmijë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Bomba e vendosur në makinë shpërtheu në qendër të nënprefekturës Rasulayn të Sirisë që ndodhet përballë nënprefekturës Ceylanpinari të Saniliurfas të Turqisë.

Në sulmin terrorist u vranë 6 civilë, njëri prej tyre fëmijë dhe u plagosën 3 të tjerë.

2 ditë më parë në Rasulayn pati dy sulme të njëpasnjëshme terroriste në të cilat humbën jetën 2 dhe u plagosën 11 civilë.

Forcat vendore të sigurisë, të cilat filluan me hetimin e rastit qëndrojnë mbi mundësinë që sulmet të jenë kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Qendra e rrethit Rasulayn u spastrua nga terrorizmi me operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Burimi i Paqes” më 12 Tetor 2019.

YPG/PKK shpesh organizon sulme terroriste që synojnë vendbanimet civile në Rasulayn dhe Tel-Abyad nga rajonet e Ayn-Isa dhe Tel-Temir, ku vazhdon okupimin e saj.

 


Lajme të ngjashme