Trafiku i ngjeshur diplomatik në Ramallah

Që prej fillimit të muajit shtator shumë emra evropianë po zhvillojnë bisedime me autoritetet palestineze.

1497345
Trafiku i ngjeshur diplomatik në Ramallah

Në Ramallah, qendrën e udhëheqjes palestineze prej kohësh tërheq vëmendjen trafiku i ngjeshur diplomatik.

Që prej fillimit të muajit shtator shumë emra evropianë po zhvillojnë bisedime me autoritetet palestineze.

Përfaqësuesi i Kanadasë për Palestinës Robin Wettlaufer, Komsulli i Përgjithshëm i Anglisë në Jerusalem Philip Hall, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Jerusalemin Sven Kühn von Burgsdorff, Ministri i Shtetit të Gjermanisë përgjegjës për çështjet e jashtme Niels Annen, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov që prej fillimit të muajit shtator bisedojnë me autoritetet palestineze.

Shumica e bisedave të bëra publike janë zhvilluar me Kryeministrin e Palestinës Muhammed Iştiyye, Kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Çështjeve Civile Hasan esh-Sheyh dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Riyad el-Maliki.

Edhe pse në takimet e zhvilluara në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor që pjesa më e madhe është e pushtuar (nga Izraeli) janë shqyrtuar shumë tema, bisedimet janë intensifikuar në rifillimin e negociatave me Izraelin dhe sigurimin përsëri të koordinimit të sigurisë.

Pavarësisht se Palestina ka shushtë dhe një qëndrim stabil në lidhje me këto dy çështje, bëhet e ditur se Palestina imponohet (detyrohet) të bashkëpunojë me Izraelin, të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë të ashtuquajturin “Marrëveshjen e Shekullit” pra të ashtuquajturin planin e paqes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  



Lajme të ngjashme