Rodrigo Duterte: Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike globale

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, deklaroi të mërkurën se çdo vaksinë e mundshme kundër COVID-19 duhet të shihet si një produkt i përbashkët dhe t'i ofrohet për përdorim të gjithë njerëzimit pa ndonjë diskriminim.

1496138
Rodrigo Duterte: Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike globale

“Vaksina kundër llojit të ri të koronavirusit duhet të konsiderohet një e mirë publike globale dhe duhet të shpërndahet në të gjitha vendet”, theksoi Duterte gjatë fjalës së rastit në sesionin 75. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sa i përket pandemisë së koronavirusit, lideri filipinas vuri në pah se tensionet gjeopolitike vazhdojnë të rriten duke prekur sidomos kombet më të vogla.

“Kur elefantët luftojnë, bari është ai që shkelet”, shtoi ai.

Duke nënvizuar se Filipinet do të bëjnë pjesën e tyre për bashkimin e burimeve globale, Presidenti Duterte potencoi nevojën për një Organizatë Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që mund të koordinohet dhe veprojë më shpejt.

Bazuar në të dhënat e OBSH-së më datë 21 shtator, 38 vaksina potenciale kundër COVID-19 janë në fazën e provave klinike dhe 149 të tjera në atë të vlerësimit paraklinik.

Rodrigo Duterte gjithashtu u kërkoi shteteve anëtare të OKB-së që të lidhin një “bashkëpunim më të fortë” për çështjen e emigrantëve.

“Ne kemi nevojë për një bashkëpunim më të fortë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në mes të pandemisë COVID-19, e cila është sfida më e madhe e botës përballë Kombeve të Bashkuara që nga Lufta II Botërore”, u shpreh ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme