Në NATO filloi takimi i 4-t mes delegacioneve ushtarake Turqi-Greqi

Në Selinë e NATO-s ka nisur takimi i 4-t midis delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë për të diskutuar metodat lidhur me uljen e rreziqeve të incidenteve në Mesdheun Lindor.

1492329
Në NATO filloi takimi i 4-t mes delegacioneve ushtarake Turqi-Greqi

Ndërsa vazhdon tensioni në Mesdheun Lindor, në NATO po zhvillohen negociata për të eliminuar rrezikun e konfliktit.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe grekë u takuan sot për herë të 4-t në Selinë e NATO-s në Bruksel.

"Takimi i 4-t teknik mes delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë, ku do të trajtohen "Procedurat e Ndarjes" (së çështjeve) ka filluar në Selinë e NATO-s”,- thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) e Turqisë.

Bisedimet teknike midis Turqisë dhe Greqisë nisën tre javë më parë me nismën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Delegacionet u takuan sot në të njëjtën tryezë. Zyrtarët turq dhe grekë diskutojnë procedurat e ndarjes (së çështjeve me qëllim uljen e rreziqeve të incidenteve në Mesdheun Lindor). Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg kishte shprehur nevojën e krijimit të një mekanizmi për të parandaluar që dy anëtarët e NATO-s të hyjnë aksidentalisht në një konflikt të nxehtë.

Stoltenberg kishte deklaruar gjithashtu se ai shpresonte që bisedimet teknike midis zyrtarëve ushtarakë të kontribuonin gjithashtu në negociatat politike të ndërmjetësuara nga Gjermania.

 


Lajme të ngjashme