Sulm terrorist në Afrin të Sirisë, vriten 9 persona

Në qendrën e Afrinit, që u çlirua nga terroristët me Operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke (janar-mars 2018) u shpërthye bomba që ishte vendosur në një automjet.

1490679
Sulm terrorist në Afrin të Sirisë, vriten 9 persona

Nëntë persona janë vrarë në një sulm terrorist me autobombë në rrethin Afrin në veri të Sirisë, i cili kontrollohet nga opozitarët.

Në qendrën e Afrinit, që u çlirua nga terroristët me Operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke (janar-mars 2018) u shpërthye bomba që ishte vendosur në një automjet.

Sipas përcaktimeve të para në sulmin terrorist u vranë 9 persona dhe u plagosën 43 të tjerë.

Burimet e sigurisë raportojnë se sulmi u krye nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, por organizata nuk merr përsipër përgjegjësinë pasi ajo dëmton civilët.

Terroristët e YPG/PKK-së, të cilët sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 duhet të largoheshin nga rajoni, shpesh kryejnë sulme terroriste në Bab, Azez, Xherablus dhe Afrin nga Tel-Rifati.

 


Lajme të ngjashme