Ukraina pezullon përkohësisht marrëdhëniet me Bjellorusinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftoi të premten pezullimin e përkohshëm të marrëdhënieve të vendit të tij me Bjellorusinë.

1480830
Ukraina pezullon përkohësisht marrëdhëniet me Bjellorusinë

 

“Jemi duke ndjekur procesin. Marrëdhëniet do të rifillojnë kur të bindemi që kontaktet nuk do të jenë humbje prestigji në aspektin politik dhe moral për Ukrainën”, deklaroi Kuleba gjatë një interviste në kanalin “1+1”.

Duke sqaruar se janë pezulluar të gjitha kontaktet me palën bjelloruse, shefi i diplomacisë ukrainase vuri në pah edhe se bisedimet për krizën e Donbasit, të cilat zhvilloheshin në Minsk, mund të transferohet diku tjetër.

Bjellorusia u përfshi në protesta të motivuara nga pretendimet për “manipulim të zgjedhjeve” pasi Presidenti aktual, Alexander Lukashenko, fitoi zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi më 9 gusht.

Bjellorusia akuzoi vendet perëndimore, veçanërisht fqinjët e saj Ukrainën, Poloninë dhe Lituaninë, për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit duke mbështetur protestat.



Lajme të ngjashme