Merkel: Tensioni në Mesdhe mund të zgjidhet me dialog

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo bëri përpjekje për uljen e tensionimit mes Turqisë dhe Greqisë, dy aleate në NATO.

1480962
Merkel: Tensioni në Mesdhe mund të zgjidhet me dialog

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e mundur të zvogëlohet tensioni në Mesdheun Lindor përmes dialogut.

Merkel gjatë konferencës tradicionale për shtyp të verës tha: “Unë bëra përpjekje që tensionimi (mes Turqisë dhe Greqisë) në Mesdhe të mos përshkallëzohet. Kjo është e mundur vetëm me bisedime të vazhdueshme mes palëve. Diskutimet në lidhje me ndarjen e rajoneve ekonomike mund të bëhen vetëm së bashku. Gjermania bën përpjekje në këtë drejtim”.

 

Duke vënë në dukje se me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron janë në kontakt të vazhdueshëm, Merkel tha se Turqia dhe Greqia janë aleate në NATO.

“Mosmarrëveshja është midis dy anëtarëve të NATO-s. Kjo nuk mund të na lërë indiferentë. Pra, edhe këto gjëra në aleancë duhen sqaruar”, bëri të ditur Merkel.

Në përgjigje të një pyetje Kancelarja gjermane tha se nuk është paraparë ndonjë bisedë me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, ndërsa shtoi se “Me Presidentin Erdogan shpesh bisedojmë. Ashtu si çdo herë nëse zhvillojmë ndonjë bisedë ne do t’ju informojmë menjëherë”.

 


Lajme të ngjashme