Izraeli sulmon nga ajri pikat e Hamasit në Rripin e Gazës

Avionët izraelitë sot në mëngjes kryen sulme ajrore kundër pozicioneve të Hamasit në Rripin e Gazës, bëri të ditur përmes një komunikate të shkruar ushtria izraelite.

1478038
Izraeli sulmon nga ajri pikat e Hamasit në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë të Izraelitë bombarduan disa pika të Hamasit në Gazë.

Sulmet ajrore morën në shënjestër një tunel dhe disa pika ushtarake të Hamasit, tha ushtria izraelite në një deklaratë të shkruar.

Sulmet u kryen si hakmarrje për lëshimin nga Gaza të balonave të fryra me helium dhe që digjen në ajër, vijon komunikata.

Asnjë informacion nuk është raportuar deri më tani mbi viktimat.

Sipas informacioneve të marra nga burimet palestineze, avionët goditën edhe pikat vëzhguese dhe ushtarake të Brigadave “Izz ad-Din al-Qassam”, krahu ushtarak i Hamasit, që ndodhen në qytetin jugor Khan Younis në Rripin e Gazës.



Lajme të ngjashme