"Nuk do ta njohim Izraelin derisa palestinezët të marrin të drejtat e tyre"

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka thënë në një intervistë me rastin e dyvjetorit në postin e kryeministrit se vendi i tij nuk do ta njohë Izraelin derisa palestinezët të fitojnë të drejtat e tyre.

1476215
"Nuk do ta njohim Izraelin derisa palestinezët të marrin të drejtat e tyre"

Në intervistën që dha për televizionin lokal “World News” me rastin e përfundimit të vitit të tij të dytë si kryeministër, Imran Khan vlerësoi edhe vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për të normalizuar marrëdhëniet e tij me Izraelin.

“Islamabadi nuk ka ndërmend të ndërmarrë veprime të ngjashme që do të nënkuptonin njohjen e Izraelit”,- theksoi kryeministri pakistanez.

Ai tha se vendi i tij vazhdon mbështetjen e pakushtëzuar të themeluesit të Pakistanit, Muhamed Ali Jinnah, për kauzën palestineze.

“Pozicioni ynë përballë Izraelit është i qartë. Ne nuk do ta njohim Izraelin derisa palestinezët të fitojnë të drejtat e tyre. Dhe kjo është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete”,- nënvizoi Khan.

Kryeministri pakistanez tha se njohja e Izraelit nga Pakistani do të nënkuptonte heqjen dorë nga të drejtat në Kashmir [rajonin për të cilin Pakistani ka mosmarrëveshje me Indinë], pasi siç shtoi ai, të dy çështjet kanë të njëjtat rrënjë historike.



Lajme të ngjashme