Ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe EBA realizojnë bisedën e parë telefonike

Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi.

1474126

Kjo ishte biseda e parë midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit të nënshkruar më 13 gusht.

Ministrat e jashtëm kanë uruar njëri-tjetrin për marrëveshjen, njoftoi agjencia e lajmeve WAM të EBA-s.

Të dy ministrat nënvizuan vendosmërinë e tyre për të vënë në fuqi këtë marrëveshje që synon sigurimin e paqes dhe zhvillimit rajonal.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi të enjten më 13 gusht se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kishin arritur marrëveshjen për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Lajme të ngjashme