Bilanci botëror i COVID-19 (12 gusht) – Mbi 746 mijë të vdekur dhe mbi 13,4 milionë të shëruar

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 746 mijë e 652 të vdekur dhe mbi 20 milionë e 553 mijë e 328 të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që më shumë se 13 milionë e 465 e 642 pacientë janë shëruar.

1471688
Bilanci botëror i COVID-19 (12 gusht) – Mbi 746 mijë të vdekur dhe mbi 13,4 milionë të shëruar
super foto koronavirus avustralya.jpg
super foto koronavirus ingiltere.jpg
super foto paris korona.jpg

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër e pandemisë globale të koronavirusit të ri, janë regjistruar mbi 167 mijë e 761 të vdekur dhe 5 milionë e 306 mijë raste të konfirmuara. Presidenti Donald Trump njoftoi se qeveria amerikane do të blejë 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër llojit të ri të koronavirusit nga kompania farmaceutike “Moderna”, e cila është aktualisht në një fazë të përparuar të testimit te njerëzit.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil, epiqendër e pandemisë në Amerikën Latine, njoftoi se me 22 mijë e 42 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3 milionë e 393 mijë numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend; ndërsa bilanci total i viktimave ka shkuar në 103 mijë e 99, 1 mijë e 274 vetëm në ditën e fundit.

Meksika raportoi se me 926 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga koronavirusi i ri në vend është rritur në 53 mijë e 929. Kurse numri i të infektuarve është rritur në 492 mijë e 522, me 5 mijë e 558 raste të reja gjatë ditës së fundit.

Peru janë konfirmuar 486 mijë e 680 raste me COVID-19 deri më sot, nga të cilat 21 mijë e 501 kanë rezultuar fatale.

Kurse në Kili numri i viktimave është rritur në 10 mijë e 178 dhe ai i njerëzve të infektuar në 376 mijë e 616.

Mbretëria e Bashkuar, epiqendër e pandemisë në Evropë, bëri me dije se vdekjet nga COVID-19 kanë arritur në 46 mijë e 628 dhe infektimet në 312 mijë e 789.

Itali janë regjistruar deri më sot 251 mijë e 237 të infektuar dhe 35 mijë e 215 të vdekur nga koronavirusi i ri.

Ndërsa Franca raportoi 14 vdekje dhe 1 mijë e 397 raste të reja në 24 orët e fundit, gjë që e çon numrin e përgjithëm të viktimave në 30 mijë e 354 dhe atë të personave të infektuar nga ky virus në 204 mijë e 172. Kryeministri Jean Castex deklaroi nga qyteti Montpellier se ecuria e epidemisë në vend është e keqe dhe se situata po paraqitet shqetësuese. Pasi bëri me dije se një rritje e shpejtë po vërehet si në numrin e personave që kanë nevojë për trajtim spitalor ashtu edhe në atë për kujdes intensiv, Castex vijoi me këto fjalë: “Nëse nuk marrim masa kolektive, ne do të ballafaqohemi me rrezikun e lartë të rishfaqjes së epidemisë dhe kjo do të jetë e vështirë për t'u kontrolluar.”

Qeveria në Belgjikë, ku deri më sot janë regjistruar 9 mijë e 885 vdekje nga COVID-19, vendosi përdorimin e detyrueshëm të maskës anembanë Brukselit pasi rastet e reja filluan të shtohen vrullshëm.

Gjermania përfshiu rajonin Bask të Spanjës dhe kryeqytetin e saj Madrid në listën e zonave me rrezik epidemik të koronavirusit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi një paralajmërim udhëtimi për zonat në fjalë. Më datë 21 qershor, qeveria gjermane e pati hequr paralajmërimin e udhëtimit për të gjithë territorin spanjoll.

Australi vdiqën për herë të parë 21 persona brenda 24 orësh që nga konfirmimi i humbjes së parë nga COVID-19 më 1 mars të këtij viti. Kështu, numri i viktimave nga ky virus në Australi arriti në 352.

Bilanci i viktimave të koronavirusit në disa shtete të tjera është: Spanjë – 28 mijë e 581, Kolumbi – 13 mijë e 475, Kanada – 8 mijë e 991, Holandë – 6 mijë e 159, Ekuador – 5 mijë e 951 dhe Suedi – 5 mijë e 770.

Kroaci janë regjistruar 5 mijë e 740 raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 160 kanë rezultuar me vdekje dhe 4 mijë e 962 janë shëruar.

Kurse në Shqipëri janë regjistruar në total 6 mijë e 676 të infektuar, prej tyre 205 kanë humbur jetën dhe 3 mijë e 480 janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se deri tani janë konfirmuar gjithsej 10 mijë e 590 persona me koronavirus, 354 prej të cilëve kanë vdekur dhe 6 mijë e 248 janë shëruar.

Mali i Zi ka raportuar gjithsej 3 mijë e 748 raste që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në mesin e këtyre rasteve, 71 pacientë kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 558 janë shëruar.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 12 mijë e 83 të infektuar, 529 vdekje dhe 8 mijë e 248 të shëruar.

Serbia ka aktualisht 28 mijë e 497 të infektuar dhe 652 viktima nga lloji i ri i virusit korona, kurse Greqia 5 mijë e 492 raste dhe 214 të vdekur.



Lajme të ngjashme