Liban – Hassan Nasrallah: Hizbullahu s'ka depo armësh në Portin e Bejrutit

Sekretari i përgjithshëm i Hizbollahut libanez, Hassan Nasrallah, deklaroi se organizata e drejtuar prej tij nuk ka depo armësh në Portin e Bejrutit, ku një shpërthim masiv ndodhi në fillim të kësaj jave.

1469373
Liban – Hassan Nasrallah: Hizbullahu s'ka depo armësh në Portin e Bejrutit

 

“Fakti që ne s'kemi depo armësh në Portin e Bejrutit do të zbulohet gjatë hetimit”, tha Nasrallahu në një prononcim televiziv duke hedhur poshtë akuzat kundër Hizbollahut për shpërthimin e jashtëzakonshëm të 4 gushtit në kryeqytetin e Libanit.

“Ne nuk e kontrollojmë Portin e Bejrutit dhe nuk e dimë se çfarë ka atje”, shtoi ai, një mohim i qartë ky i pretendimeve se porti është nën kontrollin e Hizbullahut.

Nasrallahu vuri në pah se autoritetet duhet të marrin në konsideratë mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një “zjarr spontan” ose “sabotim”, ndërsa i kërkoi qeverisë të bënte një hetim të drejtë.

Të martën, depoja nr. 12 në Portin e Bejrutit, ku depozitohej një sasi lëndësh plasëse tepër e madhe, fillimisht u përfshi nga flakët dhe më pas shpërtheu fuqishëm duke tronditur gjithë kryeqytetin e vendit. Si pasojë e këtij shpërthimi të jashtëzakonshëm, të paktën 154 veta gjetën vdekjen dhe rreth 5.000 të tjerë u plagosën.

Qeveria libaneze njoftoi formimin e një komiteti për të hetuar shpërthimin brenda 5 ditësh.

Shpërthimi në Portin e Bejrutit e goditi Libanin teksa vendi po ballafaqohet me krizën më të rëndë ekonomike duke përfshirë një zhvlerësim drastik të monedhës vendase kundrejt dollarit amerikan.



Lajme të ngjashme