Afganistan - Sulm i armatosur ndaj një burgu në provincën Nangarhar

Së paku 13 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur në një burg në provincën lindore afgane Nangarhar.

1466255
Afganistan - Sulm i armatosur ndaj një burgu në provincën Nangarhar

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur në një burg në provincën lindore afgane Nangarhar.

Zëdhënësi i kabinetit të Kryeministrit të Nangarhar-it, Ataullah Hogyani konfirmoi se një nga sulmuesit me autobombë shënjestroi hyrjen e burgut, pas çka sulmuesit tjerë të armatosur u përballën me forcat e sigurisë brenda burgut.

Hogyani tha se shkëmbimi i zjarrit zgjati me orë të tëra, ndërsa tre sulmues u neutralizuan. Supozohet se në mesin e tyre ka qenë edhe një sulmues, i cili është në kërkim.

Gjatë sulmit në burg kanë humbur jetën së paku 13 persona, ndërsa 42 të tjerë janë plagosur.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. (AA)



Lajme të ngjashme