Amerika vendos sanksione të reja ndaj Sirisë

Në kuadër të "Aktit të Cezarit” (Ligji amerikan për mbrojtjen e civilëve sirianë) në listën e sanksioneve kundër Sirisë administrata amerikane ka futur edhe disa emra të tjerë, përfshi djalin e Beshar Esadit.

1464531
Amerika vendos sanksione të reja ndaj Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar zyrtarisht se në bazë të “Aktit të Cezarit” (Ligji për mbrojtjen e civilëve sirianë) në listën e sanksioneve janë shtuar disa emra të rinj, përfshirë edhe Hafiz Esadin, djalin e Beshar Esadit.

“Departamentet e Shtetit dhe Thesarit e vazhdojnë fushatën e sanksioneve kundër regjimit të Esadit me 14 vendimet e tyre të reja që kanë marrë në kuadër të këtij ligji (Akti i Cezarit)”,- njofton Pompeo në një deklaratë të shkruar që ka bërë në lidhje me çështjen.

Pasi është shprehur se ata i përshkruajnë këto vendime sanksionesh si 'Hama dhe Maaratunnuman', duke iu referuar zonave ku ndodhën mizoritë më të tmerrshme të regjimit të Essadit në vitet 2011 dhe 2019, Pompeo thotë: "Ushtria e regjimit sirian është kthyer tashmë në simbolin e barbarisë, represionit dhe korrupsionit. Ata vranë me qindra-mijëra njerëz, arrestuan dhe torturuan protestuesit paqësorë, shkatërruan shkollat, spitalet dhe tregjet pa pyetur aspak për jetët e njerëzve".

Pompeo ka deklaruar se sanksionet përfshijnë gjeneralin Zuheyr Esad, djalin e tij Kerem Esad, djalin e Beshar Esadit, Hafiz Esad.

Për më tepër, Korpusi i 1-rë i Forcave të Armatosura të regjimit u përfshi në sanksione, shprehet shefi i diplomacisë amerikane dhe shton: "Ndërsa mbajmë të freskëta kujtimet e viktimave, ne do të vazhdojmë të kërkojmë llogari nga Beshar Esadi dhe regjimi i tij për barbaritë e bëra. Është koha për t’i dhënë fund luftës mizore dhe të panevojshme të Esadit”.

Pompeo bën thirrje edhe për një zgjidhje politike në Siri sipas rezolutës numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte deklaruar më 17 qershor se në kuadër të “Aktit të Cezarit” (ligji për mbrojtjen e civilëve sirianë) kishte përfshirë në listën e sanksioneve kundër Sirisë edhe 39 zyrtarë të lartë dhe institucione siriane, përfshirë edhe Beshar Esadin dhe gruan e tij.

 


Lajme të ngjashme