Azerbajxhan – Aliyev: Dashuria ime për popullin turk nuk është sekret

“Dashuria ime për popullin turk nuk është sekret”, deklaroi Aliyevi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë shtetërore të dhurimit të banesave dhe automobilave për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve.

1459531
Azerbajxhan – Aliyev: Dashuria ime për popullin turk nuk është sekret

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen që u jep atyre kundër sulmeve të Armenisë ndaj vendit të tij.

Gjatë fjalës së rastit në ceremoninë shtetërore të dhurimit të banesave dhe automobilave për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve, Aliyevi u ndal mbi agresionin e ushtrisë armene ndaj vendit të tij më 12 korrik dhe vuri në pah se Turqia ishte vendi i parë që e mbështeti Azerbajxhanin në lidhje me këtë çështje.

Ilham Aliyevi rikujtoi se homologu i tij turk shfaqi një mbështetje të qartë dhe të pakushtëzuar për Azerbajxhanin duke theksuar se Turqia është dhe do të jetë gjithnjë pranë tyre.

“Erdogani tha se dy vendet vëllazërore do të jetë përherë bashkë. E falënderoj thellësisht vëllanë tim për këtë mbështetje. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm gjatë këtyre ditëve. Ai (Erdgoani) më telefonoi, shprehu mbështetjen e tij dhe më ngushëlloi për dëshmorët tanë. Gjithashtu më tha se do të jemi bashkë deri në fund”, tha presidenti azerbajxhanas.

Aliyevi potencoi se në botë nuk ka vende të tjera që të jenë kaq afër dhe të lidhura me njëra-tjetrën sa Azerbajxhani me Turqinë.

“Unë gjithmonë kam pasur respekt të madh për shokun dhe vëllanë tim Erdogan. Dashuria ime për popullin turk nuk është sekret. Në të njëjtën kohë drejtues të tjerë të lartë të Turqisë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, ministri i Punëve të Jashtme dhe deputetët gjithashtu shprehen mbështetje të plotë për Azerbajxhanin”, u shpreh ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme