Egjipt – Parlamenti autorizon ushtrinë të ndërhyjë në Libi

Parlamenti i Egjiptit miratoi të hënën një propozim që autorizon ndërhyrjen ushtarake në Libinë fqinje, një veprim që ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet në Afrikën e Veriut.

1458859
Egjipt – Parlamenti autorizon ushtrinë të ndërhyjë në Libi

Në një votim sekret të kryesuar nga Kryeparlamentari Ali Abdel Aal, Parlamenti egjiptian autorizoi Presidentin Abdel Fattah el-Sisi që “të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit”, raportoi e përditshmja “Al-Gomhuria”.

Vendimi vjen një javë pasi Dhoma e Përfaqësuesve në Tobruk të Libisë – e lidhur ngushtë me puçistin Khalifa Haftar, lider i forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit – i ndezi Egjiptit dritën e gjelbër për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi me pretekstin e “mbrojtjes së sigurisë kombëtare” të të dyja vendeve, pavarësisht se një kërkesë e tillë nuk i është bërë Kajros nga Tripoli zyrtar, i njohur ndërkombëtarisht.

“Nëse qeveria egjiptiane nuhat disa rreziqe për sigurinë e Libisë dhe Egjiptit, ne do ta presim me kënaqësi ndërhyrjen e ushtrisë egjiptiane për të garantuar sigurinë kombëtare në rajon”, pati thënë presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Libisë, Aguila Saleh Issa, gjatë një fjalimi në Tobruk.

El-Sisi kërcënoi muajin e kaluar me ndërhyrje ushtarake mbi qytetet Sirte dhe Jufra të Libisë duke i cilësuar ato si një “vijë të kuqe”.

Forcat ilegale të Haftarit kanë nisur sulme ndaj kryeqytetit Tripoli dhe pjesëve të tjera në veriperëndim të Libisë që prej prillit 2019 duke shkaktuar më shumë se 1.000 vdekje, përfshi këtu gra dhe fëmijë civilë.

Sidoqoftë, qeveria libiane kohët e fundit ka arritur fitore të rëndësishme duke imponuar tërheqjen e forcave të Haftarit nga Tripoli dhe Tarhuna strategjike.

Puçisti Haftar mbështetet nga Rusia, Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.



Lajme të ngjashme