Ushtria armene sërish sulmon vendbanimet civile në Azerbajxhan

Ushtria armene sulmoi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi dhe hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile.

1456228
Ushtria armene sërish sulmon vendbanimet civile në Azerbajxhan

Ushtria armene sulmoi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi dhe hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, forcat armene sulmuan pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin Tovuz këtë mëngjes. Ushtria armene sulmoi fshatra Agdam, Dondar Kusçu dhe Vahitli të rajonit Tovuz me armë të rënda dhe mortaja në shkallë të gjerë. Në deklaratë u tha se nuk ka viktima në mesin e civilëve.

Bëhet e ditur se përleshjet vazhdojnë në rajon dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Në mes të tjerash në deklaratë u tha se është rrëzuar një dronë armen tip X-55, i cili bënte fluturime zbulimi mbi pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi pamjet e dronit të rrëzuar armen.

Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin Tovuz në kufi me të shtëna me armë të rënda, ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj.

Në konflikt u vranë katër ushtarë dhe u plagosën 4 të tjerë, një prej tyre toger i ushtrisë azerbajxhanase.

Në përleshjet që vazhduan gjatë ditëve në vijim, u martirizuan 7 ushtarë azerbajxhanas një prej tyre gjeneral major.

 


Lajme të ngjashme