BE kërkon forcimin e marrëdhënieve me Turqinë

Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha se ata duan t’i zhvillojnë më tej marrëdhëniet me Turqinë.

1454511
BE kërkon forcimin e marrëdhënieve me Turqinë

Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha se ata duan t’i zhvillojnë më tej marrëdhëniet me Turqinë.

Pas takimit të Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme mbajtur në Bruksel për herë të parë ballë për ballë me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së pas masave të marra në kuadër të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) Borrell mbajti një konferencë shtypi.

Shefi i diplomacisë evropiane Borrell tha se pjesë e agjendës së takimit ishin edhe marrëdhëniet me Turqinë dhe pasi theksoi edhe një herë që Turqia është një partner i rëndësishëm shtoi: “Ne duam që marrëdhëniet tona me Turqinë t’i zhvillojmë dhe forcojmë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së”.

Borell tha se ekziston një konsensus midis ministrave të Jashtëm se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së po kalojnë një proces të vështirë duke vijuar se zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe në Libi përplasen me interesat e BE-së.

“Ramë dakord për reduktimin e tensionit me anë të dialogut dhe negociatave dhe për të kërkuar rrugët në drejtim të arritjes së konsensusit,- por shtoi Borrell nga ana tjetër ne do të punojmë edhe mbi hapat që mund të ndërmarrim përballë sfidave që kanë sjellë aktivitetet e Turqisë.



Lajme të ngjashme