Koronavirusi në botë (3 korrik) – Rreth 11 milionë të infektuar

Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën mbi 524 mijë vetë, janë infektuar rreth 11 milionë persona si dhe janë shëruar mbi 6 milionë e 152 mijë

1448298
Koronavirusi në botë (3 korrik) – Rreth 11 milionë të infektuar
KORONA SÜPER
abd virüs süper.jpg
SÜPER FOTO KORONA RUSYA 1..jpg
süPER FOTO KORONA FRANSA.2.jpg

Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën mbi 524 mijë vetë, janë infektuar rreth 11 milionë persona si dhe janë shëruar mbi 6 milionë e 152 mijë.

Me 391 njerëz të tjerë humbën jetën në Indi duke e çuar në 18 mijë e 225 në total numrin e të vdekurve COVID-19.

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, janë regjistruar 5 raste të reja, 3 prej të cilave kishin origjinë nga jashtë vendit. 4 mijë e 634 njerëz kanë vdekur në Kinë deri më sot nga koronavirusi.

Në deklaratën e bërë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut, janë shënuar 63 raste të reja me koronavirusin e ri, 9 prej të cilave kishin origjinë nga jashtë vendit. Në vend nuk u raportua të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.  Deri më tani në Korenë e Jugut kanë vdekur 282 njerëz.

Algjeri numri i vdekjeve ka arritur në 928 së bashku me 8 humbjet e fundit.

Në disa vende numri i vdekjeve prej COVID-19 është: Oman 188, Bahrejn 93, Katar 118, Kuvajt 359, Marok 229, Tunizi 50, Jordani 9, Botsuana 1, Republika e Afrikës së Jugut 2 mijë e 749.

Kurse në Angli, epiqendër e koronavirusit të tipit të ri në Evropë, numri total i humbjeve të jetëve arriti në 43 mijë e 995 me 89 vdekjet në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve aktivë është 283 mijë e 757 në total.

Ndërsa në Brazil, vendin e dytë më të ndikuar numri i të vdekurve ka arritur në 61 mijë e 884 me 1 mijë e 252 të vdekur në 24 orët e fundit ndërsa i të infektuarve u rrit në 1 milionë e 496 mijë e 858.

Ja numri i vdekjeve prej COVID-19 në disa shtete: Meksikë 29 mijë e 189, Peru 10 mijë e 45, Itali 34 mijë e 818, Francë 29 mijë e 875, Zvicër 31 mijë e 967.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 73 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3.064. Ndërkaq bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka humbur jetën edhe 1 person.

Kroaci, që nga 25 shkurti kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 e deri më sot janë regjistruar 2.912 persona me koronavirus, prej të cilëve 110 kanë humbur jetën ndërsa 2.155 janë shëruar.

Sipas deklaratës së fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë testuar 27.671 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar: 2.662 raste të konfirmuara, 69 pacientë kanë ndërruar jetë, 1.559 pacientë të shëruar, 1.034 numri i rasteve aktive



Lajme të ngjashme