Rusi – Putini mund që qëndrojë president deri në vitin 2036, miratohen ndryshimet kushtetuese

Zgjedhësit rusë miratuan me 77,92% të votave ndryshimet kushtetuese që do t'i hapin rrugën Presidentin Vladimir Putin të mbajë potencialisht pushtetin deri në vitin 2036.

1447661
Rusi – Putini mund që qëndrojë president deri në vitin 2036, miratohen ndryshimet kushtetuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi numërimin e plotë (100%) të fletëvotimeve duke i dhënë fund kështu procesit në numërimit të votave të referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese.

Sipas të dhënave të njoftuara nga Komisioni, pjesëmarrja në këtë referendum popullor në Rusi, ku janë rreth 110 milionë e 500 mijë zgjedhës të regjistruar, ishte 65%.

Në bazë të rezultateve ende jopërfundimtare, në favor të ndryshimeve kushtetuese votuan 77,92% e zgjedhësve, ndërsa 21,27% votuan kundër.

Amendamentet kushtetuese përfshijnë nenin që do të shumëzojë me zero dy mandatet presidenciale të Putinit, nga viti 2012 deri në 2024-n.

Sipas nenit në fjalë, Presidenti Vladimir Putin, i cili është në pushtet prej tashmë 20 vitesh, falë draftit kushtetues që shumëzon me zero dy mandatet e tij të mëparshme, do të mund të rizgjidhet në krye të shtetit pavarësisht se nuk i lejohet një mandat i tretë.

Me këtë ndryshim, Putinit i hapet rruga që ta mbajë postin presidencial potencialisht deri në vitin 2036.

Opozita ruse argumenton se votimi nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se ndryshimet u bënë për t'i dhënë 67-vjeçarit Putin një presidencë të përjetshme.



Lajme të ngjashme