Gjermania merr zyrtarisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian

Gjermania filloi sot (1 korrik 2020) presidencën 6-mujore të radhës së Bashkimit Evropian, të cilën e mori nga Kroacia, përballë sfidave historike të tilla si ndikimi i koronavirusit, Brexit-i, klima dhe emigracioni.

1446724
Gjermania merr zyrtarisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian
almanya ab baskanligi super haber 2.jpg
almanya ab baskanligi super foto 1.jpg
SÜPER FOTO avrupa birliği.jpg
SÜPER FOTO avrupa birliği.jpg

Kancelarja Angela Merkel dhe ekipi i saj ishin përgatitur që prej disa muajsh për këtë datë, e para për Berlinin që prej vitit 2007, por edhe një prej rasteve të fundit që udhëheqësja gjermane të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare përpara tërheqjes së saj nga skena politike, programuar në fund të vitit 2021.

Ajo deklaroi se punët nuk do të mungojnë gjatë këtyre gjashtë muajve të presidencës gjermane, por koronavirusi i ka fshirë të gjithë skenarët.

“Gjithmonë nën kërcënimin e një vale të dytë të COVID-19, Bashkimi Evropian po përballet me sfida ekonomike që nuk i kemi njohur kurrë që prej dekadash, madje kurrë më parë”, nënvizoi Merkel gjatë takimit me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Gjatë presidencës gjermane të Unionit planifikohet të mbahen samitet BE-Afrikë dhe BE-Kinë.

Merkel theksoi se pritet janë të mëdha nën presidencë e radhës së vendit të saj.

“Ne duam t'i përmbushim këto pritje duke dalë pozitivisht nga kriza dhe duke e përgatitur Evropën për të ardhmen”, shtoi ajo.

Pas Gjermanisë, presidencën e radhës së Bashkimit Evropian do të marrë Portugalia, më datë 1 janar 2021.



Lajme të ngjashme