OKB-ja shprehet e “tmerruar” nga varrezat masive në Tarhuna të Libisë

Liz Throssell, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se “Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është ‘tmerruar’ nga varrezat masive në Tarhuna dhe rrethinë”.

1446164
OKB-ja shprehet e “tmerruar” nga varrezat masive në Tarhuna të Libisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) raportoi se janë “tmerruar” nga varret masive të zbuluara brenda dhe rreth qytetit Tarhuna, të çliruar nga milicia e lidhur me Halife Haftar, udhëheqës i forcave jolegjitime të armatosura në lindje të Libisë.

Liz Throssell, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), në vlerësimin e saj për varret masive të bërë për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) tha se “Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është ‘tmerruar’ nga varrezat masive në Tarhuna dhe rrethinë”, ndërsa përsëriti thirrjen për një hetim të shpejtë, gjithëpërfshirës, efikas, transparent dhe të pavarur për zbardhjen e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimet.

Zëdhënësja Throssell kujtoi se më 22 qershor, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vendosi të krijojë një mision hetimi për të drejtat e njeriut për të hetuar shkeljet në Libi, dhe se shërbimi i Misionit Mbështetës të OKB-së në Libi (UNSMIL) si pjesë e mandatit të tij ende po ndjek dhe raporton shkeljet e të drejtave të njeriut në Libi.

Duke bërë të ditur se ata nuk kanë kontaktuar me autoritetet libiane në lidhje me varret masive, Throssell vuri në dukje se UNSMIL ndoqi nga afër çështjen dhe iu përgjigj thirrjeve të zyrtarëve të qeverisë libiane.

Throssell tha se "kanë marrë shënime" se Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (UCM) Fatou Bensouda ka thënë që varret masive gjithashtu mund të përfshihen në fushën e hetimit të vazhdueshëm në Libi.

Në një deklaratë me shkrim, Kryeprokurori Bensouda paralajmëroi se varret masive mund të përbëjnë prova për "krime lufte" ose "krime kundër njerëzimit", ndërsa bëri të ditur se në Tarhuna dhe rrethinat e saj të spastruara nga milicia e lidhur me puçistin Haftar, janë zbuluar 11 varre masive të besueshme.

 


Lajme të ngjashme