Emiratet e Bashkuara Arabe lobojnë kundër Turqisë në Libi

Del në shesh se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zhvillojnë aktivitete lobimi kundër Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të kthyer ters gjendjen në Libi.

1445899
Emiratet e Bashkuara Arabe lobojnë kundër Turqisë në Libi

Del në shesh se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zhvillojnë aktivitete lobimi kundër Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të kthyer ters gjendjen në Libi.  

TRT World arriti të sigurojë një postë elektronike të nënshkruar nga Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington, Yusuf el-Uteybe i cili i kërkon Amerikës të ndërhyjë ndaj Turqisë, e cila mbështet qeverinë e Libisë.

Posta elektronike që përmbante mesazhin e Uteybes i ishte dërguar autoriteteve amerikane më 22 qershor nga Hagir Elawad, që më parë punonte në ambasadën e EBA-s dhe që punon aktualisht për një firmë lobuese.  

Sipas këtij mesazhi duket se Uteybe dhe autoritetet e vendit të tij përpiqen të bindin qeverinë dhe ushtrinë amerikane që të ndërhyjnë ndaj qeverisë së Libisë.

Uteybe, që shkruan se forcat e mbështetura nga Turqia kanë përparuar deri në afërsi të Sirtes dhe anijet e flotës turke kanë zbarkuar në bregun e Libisë, përdor shprehjen: "Mendojmë se kjo është bërë në mënyrë të vetëdijshme për të përfshirë Egjiptin në situatë dhe ky vend po mendon seriozisht për këtë”.  

Ai pretendoi se EBA ka penguar prej muajsh që Egjipti të hyjë në skenën e Libisë dhe me shkronja të trasha shkruhet: “Nëse nuk kontrollohen aktivitetet e Turqisë në Libi, gjendja lehtësisht do të shkojë nga e keqe në akoma më të keqe”.

Që prej vitit 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe japin mbështetje ushtarake për Halife Haftarit, lider i forcave jolegjitime në lindje të Libisë.

 


Lajme të ngjashme