“Netanyahu nuk do të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar pas aneksimit”

Autoritetet palestineze paralajmëruan që Netanyahu, i cili u bën thirrje palestinezëve për dialog, nuk mund të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar për procesin e paqes nëse i anekson zona të caktuara të Bregut Perëndimor.

1445512
“Netanyahu nuk do të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar pas aneksimit”

Autoritetet palestineze paralajmëruan që Kryeministri izraelit Netanyahu, i cili u bën thirrje palestinezëve për dialog, nuk mund të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar për procesin e paqes nëse i anekson zona të caktuara të Bregut Perëndimor të okupuar.

Kreu i Çështjeve Civile të Palestinës, Huseyin Esh-Sheik në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në median sociale iu përgjigj Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili bëri thirrje për dialog me palestinezët në kuadër të të ashtuquajturit “Plani i Paqes në Lindjen e Mesme”, i quajtur "Marrëveshja e Shekullit" nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA) Donald Trump.

Sheik, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Al-Fatah, në deklaratën e tij tha: “Aneksimi i vetëm një pëllëmbë të tokës palestineze do të thotë që zgjidhja politike vdes nën paletat e tankeve të aneksimit”.

Duke bërë të ditur që nëse aneksimi realizohet procesi i negociatave për paqe mes Izraelit dhe Palestinës do të zhduket, Sheik tha: “Sfidojmë. Netanyahu nuk do të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar pas aneksimit. Izraeli do të vazhdojë të mbetet një forcë okupuese e refuzuar nga të gjithë palestinezët, vendet e rajonit dhe bashkësia ndërkombëtare”.

Kryeministri izraelit Netanyahu në mesazhin e tij dërguar të dielën në Shoqatën e Unionit Krishterë për Izraelin (CUFI) me seli në ShBA, duke aluduar në Planin e Paqes në Lindjen e Mesme të Presidentit amerikan Trump u bëri thirrje palestinezëve për dialog në këtë kuadër.

 


Lajme të ngjashme