Tel-Aviv, protestohet plani i qeverisë për aneksimin e territoreve palestineze

Në Tel-Aviv është mbajtur një protestë kundër planit të qeverisë izraelite për të aneksuar vendbanimet e paligjshme hebre në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Luginën Jordan.

1442352

Disa nga protestuesit që shpalosën flamurin e Izraelit, mbanin maska, sipër të cilave ishte shkruar "Kryeministri kriminel" duke aluduar për kryeministrin Beniamin Netanjahu.

Protestuesit gjithashtu bartnin edhe pankarta ku shkruhej: "Jeta e palestinezëve është e rëndësishme", "Liri për Palestinën" dhe "Jo aneksimit".

Pseudoplani i Paqes për Lindjen e Mesme, i shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu më 28 janar në Shtëpinë e Bardhë përmban disa pika në disfavor të palestinezëve, siç janë: njohja e vendbanimeve ilegale hebre në Bregun Perëndimor si “territor i Izraelit” dhe vazhdimi i sovranitetit të qeverisë izraelite mbi Luginën Jordan, që është territor palestinez.

Pas shpalljes së këtij pseudoplani të paqes, një komision i përbashkët i formuar nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë filloi procesin e hartografisë, pra të vizatimit të hartës së Bregut Perëndimor me synimin për të aneksuar zonat në fjalë.

Lajme të ngjashme